Dy kolegje universitare brenda ditës kalojnë në Vala
Prishtinë, 11 gusht - Universiteti Për Biznes dhe Teknologji, UBT me 7000 studentë dhe kolegji evropian Juridica me 500 studentë, janë bërë sot pjesë e Vala-s, konkretisht e pakos, N\'Trip. Para UBT-së dhe Juridica-s, pjesë e Vala-s u bën edhe kolegjet si, Universum, Dukagjini, Iliria, etj.
Mbi 7 mijë studentët e Universitetit për Biznes dhe Teknologji,UBT dhe 500 studentët e kolegjit Juridica, që nga sot, do të mund të komunikojnë pa limit me mijëra studentë të tjerë që tashmë janë pjesë e pakos N\'Trip, të operatorit publik Vala.
Kalimi i tyre në Vala u bë pasi Drejtori Menaxhues Agon Mustafa, nënshkroi marrëveshje me Rektorin e UBT-së, Edmond Hajrizi dhe Dekanin e kolegjit Juridica, Agron Beka.
Marrëveshje për të hyrë në Vala dhe për t\'u bërë pjesë e pakos N\'Trip pritet të nënshkruhen edhe me universitete dhe kolegje të tjera arsimore deri para fillimit të vitit të ri akademik 2015-2016.
Marrëveshja e sotme me UBT është shumë e rëndësishme dhe shembull i bashkëpunimit të shkëlqyer në mes të Vala-s dhe UBT-së. Që nga sot, 7 mijë studentë do t\'i bashkangjiten dhe do të jenë pjesë e Vala-s\", tha Edmond Hajrizi, Rektor i Universitetit për Biznes dhe Teknologji, UBT.
Kolegji Juridica, i është mirënjohës PTK-së, për mundësinë e ofruar. Me këtë ofertë përfitojnë 500 studentët tanë dhe ne jemi të interesuar që në vazhdimësi t\'iu lehtësojmë mënyrat e komunikimit atyre., e aq më mirë kur një kompani si Vala ofron biseda pa pagesë në mes të studentëve\", pohoi Dekani i kolegjit Juridica, Agron Beka.
Nga ana e tij, Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa, u shpreh jashtëzakonisht i kënaqur me nënshkrimin e marrëveshjeve me dy kolegjet e arsimit të lartë.
\"Tashmë po shihet qartë që krijimi i pakos që përfshin të gjithë studentët e universiteteve publike dhe atyre private është duke u jetësuar. Me UBT mbi 7 mijë studentë kalojnë në Vala, ndërsa me Juridica mbi 500 studentë. Të gjitha këta i bashkohen tashmë grupit të krijuar nga mbi 3 mijë studentëve të kolegjit Universum-iu, 5 mijë studentëve të kolegjit Iliria dhe atyre të kolegjit Dukagjini\", tha Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa.
Pakoja NTrip ku kanë aderuar studentët e pesë kolegjeve ka një çmim prej 2.99 euro në muaj, ku brenda këtij çmimi, studentët dhe mijëra të rinjë të tjerë deri në moshën 27 vjeç, do të kenë 2 giga internet 3G/4G, biseda të pakufizuar dhe 500 sms.
Pakoja N\'trip është lansuar para tre muajsh dhe brenda kësaj periudhe të shkurtër është rritur në 30 mijë anëtarë. Synimet janë që pjesa më e madhe e të rinjëve në Kosovë dhe studentëve, të jenë pjesë e kësaj pakoje, pasi është më atraktivja dhe me cilësinë më të lartë.