Duhet më shumë kohë për të gjetur arsyet e rrëzimit të avionit
Berlin, 2 prill - Kryetari i bordit dhe drejtori ekzekutiv i "Lufthansa"-s Carsten Spohr dhe drejtori ekzekutiv i "Germanwings" Thomas Winkelmann u shprehën të mërkurën ngushëllime viktimave nga rrëzimi i aeroplanit në Alpet Franceze javën e kaluar.
Carsten Spohr u shpreh se, megjithëse po mësohet më shumë mbi shkaqet e aksidentit, duhet ende kohë për të zbuluar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.
Ai nuk pranoi të komentojë lidhur me gjendjen mendore të pilotit të dytë.
Spohr falënderoi të gjithë personat që po vazhdojnë punët e kërkimit dhe premtoi ndihmë me të gjitha mundësitë për të afërmit e viktimave