Duetsche telecom publikoi rënie të fitimit prej 70 për qind
Berlin, 26 shkurt - Kompania më e madhe e telekomunikimeve në Evropë Deutsche telecom sot publikoi se në vitin 2009 ka pasur rënie të fitimit të pastër për 70 për qind.
Fitimi neto i Deutsche telecom vitin e kaluar arrinte 400 milionë euro, përballë 1,48 miliardë euro që janë realizuar në vitin 2008.
Rënia e fitimit ka të bëjë me zhvleftësimin e aktivave me vlerë të përgjithshme prej 2,3 miliardë euro në filialat e kompanisë në Britani të Madhe dhe në Evropën lindore dhe jugore.