Dreamliner shkel për herë të parë në Europë
Londër, 18 korrik - Avioni më ekologjik i ndërtuar ndonjëherë, Boeing 787 Dreamliner është ulur për herë të parë në Evropë.
Me rastin e sallonit ndërkombëtar të aereonautikës, prototipi më i fundit i teknologjisë ajrore ka shkelur në tokën e kontinentit të vjetër pasi u ul në Londër.
Ai quhet avioni plastik për shkak të përdorimit të gjerë të fibrave të karbonit që e bëjnë shumë të lehtë. Drejtori i Boeing, Jim McNerney njoftoi se shitjet e para do të bëhen në vitin 2011.
787 Dreamliner mund të transportojë deri në 300 pasagjerë dhe ka një autonomi fluturimi deri në 15 mijë km.