26 Dhjetor 2024

Dramë në aeroport përplasen dy aeroplanë

Londër, 29 qershor -   Në aeroportin  Stansted në Londër, janë përplasur dy aeroplanë “Boeing” të kompanisë “Ryanair”, por për fat të mirë asnjë nga udhëtarët nuk është lënduar, ndërsa aeroplanët kanë pësuar dëme të mëdha.

Ngjarja ka ndodhur kur janë përplasur aeroplani i cili është dashur të fluturojë në drejtim të Varshavës dhe një aeroplan tjetër i cili sapo kishte ateruar nga Frankfurti. Policia dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa fluturimet tjera janë realizuar me vonesë mbi tri orë.

Zëdhënësi i kompanisë “Ryanair” Robin Kiely ka deklaruar:

\"Deri te përplasja e dy aeroplanëve të kompanisë “Ryanair” ka ardhur në momentin kur një krah i njërit aeroplan ka prekur bishtin e aeroplanit tjetër. Kontakti ka ndodhur kur njëri aeroplan ka lëvizur në pistë, ndërsa aeroplani tjetër ka qenë i kyçur në rimorkiator transportues. Udhëtarët e aeroplanit të dëmtuar kanë kaluar në aeroplan tjetër dhe kanë vazhduar udhëtimin e tyre normal me një vonesë prej tri orësh, pas përplasjes”.

Një nga udhëtarët e këtij aeroplani në Twitter ka publikuar se: \"Aeroplani në të cilin ndodhem pikërisht në këtë moment është përplasur me aeroplanin i cili ishte duke braktisur, duke u larguar nga aeroporti. Ishte përplasje e madhe por për fat asnjë nga udhëtarët nuk ka pësuar lëndime”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)