Dorëzohet kërkesa për seancë lidhur me monopolin e Homologimit
Prishtinë, 26 qershor - Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se sot ka dorëzuar kërkesen për seancë të jashtëzakonshme lidhur me çështjen e homologimit dhe pasojave e dëmeve prej saj.
Siç është në dijeni dhe opinioni i gjerë Qeveria dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit nuk po merr masa për ta ndalë këtë monopol të dëmshëm që ka filluar prej vitit 2009 dhe po tentohet që të vazhdohet edhe më tej.
Deputetët nëshkrues e kanë thirrur këtë seancë për ditën e premte, dt 28 qershor, ora 10:00.