25 Dhjetor 2024

Dogana parandalon kontrabandën në autobusin Tetovë - Prishtinë

Prishtinë, 27 janar - Mbrëmë në orët e vona të natës njësitet antikontrabandë të Doganës kanë arritur të parandalonin kontrabadimin e mallrave përmes autobusit të linjës Tetovë - Ferizaj - Prishtinë ku janë gjetur mallra të fshehura në vlerë mbi 10.000 euro.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e paditës së djeshme ka pranuar një thirrje nga një qytetar i republikës së Kosovës në qendrën e thirrjeve ku është lajmëruar për një kontrabandim të mundshëm përmes autobusit i cili qarkullon në drejtim Maqedoni – Kosovës.

Menjëherë pas pranimit të telefonatës njësit e anti-kontrabandës kanë arritur të lokalizojnë autobusin si dhe e kanë bërë ndaljen e tij në magjistralen Prishtinë-Ferizaj saktësisht në udhëkryqin e Lipjanit.

Pas kontrollës fillestare  të  autobusit është hasur ne barna, kakao në thasë dhe çokolatë granulat.

Dogana e ka vendosur nën mbikëqyrje këtë autobus si dhe ka kontaktuar prokurorinë ku edhe është konfiskuar tërë sasia e mallrave dhe autobusi. Kurse ndaj personave përgjegjës është marr masa e ndalimit për 48 orë.

Sasia e zbuluar është: Medikamente të ndryshme 67 emërtime, sasia 3021 copë (kuti), Kakao pluhur 40 thasë x 25 kg = 1000 kg, Çokolate grand Caribe 25 pako x 20 kg = 500 kg

Njësitet e Doganës kanë vazhduar edhe më tutje aksion për të hetuar formën e futjes së këtij autobusi pa kontrollin adekuat dhe pas hetimeve preliminare është lokalizuar pika e hyrjes dhe forma e kontrabandimit.

Me urdhër të prokurorit Oficeri doganor i dyshuar për këtë rast është dërguar në mbajtje për 48 orë. Drejtori i përgjithshëm ka marr masën e suspendimit të zyrtarit doganor si dhe lëshuar vërejtje për zinxhirin komandues të drejtorisë rajonale të Ferizajit. 

Ky rast tregon edhe një herë se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi me qytetar, ku fal një informate është arritur të bëhet parandalimi i kontrabandimit dhe korrupsionit, prandaj dogana falënderon publikisht shtetasin i cili ka bërë këtë thirrje dhe  fton qytetarët që të ndjekin këtë shembull të bashkëpunimit qytetar – institucione.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)