Dogana konfiskon 22 automjete me tabela të huaja
Prishtinë, 8 maj - Dogana e Kosovës me përkrahjen e Policisë ka zhvilluar një aksion me qëllim të verifikimit të automjeteve me targa të huaja të cilat qarkullojnë në rajonin e Prishtinës.
Dje në orët e pasditës ka filluar një aksion dhe është zhvilluar në regjionin e Prishtinës. Njësitet e antikontrabandës dhe Policia janë pozicionuar në katër hyrjet e Prishtinës me nga një pike-kontrolli.
Janë ndalur të gjitha automjetet me targa të huaja, është bërë verifikimi i tyre dhe në raste të cilat nuk i kanë plotësuar kriteret e rregulluara sipas ligjit, janë ndaluar dhe është ngritur procedura kundervajtëse.
Gjithësejt janë ndalur 22 automjete, 9 prej tyre me targa të Shqipërisë, 3 me targa të Anglisë, 5 të Gjermanisë, 1 të Amerikës, 1 të Zvicrrës, 1 nga Gjibraltari, 1 nga Franca dhe 1 nga Belgjika.
Dogana e Kosovës rikujton të gjithë se posedimi I automjeteve me tabela të huaja është I rregulluar me ligj, në të gjitha rastet kur palët nuk kanë dokumentacion të rregullt dhe në përputhje me ligjet e Kosovës automjetet konsiderohen si mallrat ë kontrabanduara si rrjedhojë I nënshtrohen konfiskimit.