Dogana konfiskon 13 automjete

Prishtinë, 17 mars - Njësitet e Doganës kanë zhvilluar një aksion të gjerë për të siguruar që automjet të cilat ofrohen për shitje i kanë të gjitha taksat e paguara.
Në aksionin për kontrollimin e veturave, me qellim te ngritjes se nivelit te mbikëqyrjes doganore njësitë anti kontrabande te Doganës se Kosoves kane ushtruar kontroll intensive te veturave te pa-zhdoganuara dhe te atyre që dyshohen si të falsifikuara.
Gjate këtij operacioni është ushtruar kontroll tri lokacione në aksin rrugor Fushë Kosovës Pejë sipas planit në operativ, me çrast është hasur në automjete të pa-zhdoganuara, të cilat ishin ekspozuar për shitje.
Vetëm ne ketë rajon janë konfiskuar gjithsej 12 vetura të markave të ndryshme si:
· Volkswagen pick up
· Opel Astra
· VW passat
· Golf, etj
Vlera e tërësishme e tyre është mbi 20.000 euro.
Automjetet ne fjale janë konfiskuar dhe rastet I janë dorëzuar Komisionit për Kundërvajtje Doganore për procedure te mëtutjeshme. Dogana e Kosovës apelon të të gjithë qytetarët që në rast se hasin automjete të pa-zhdoganuara të thërrasin në numrin 038 500 095. Ky aksion ka filluar nga data 15 mars, dhe do ta përfshij tere territorin e Kosovës.