01 Janar 2025

Diskutohet për shërbimet dhe liberalizimin e trafikut postar

Prishtinë, 7 shtator - Në muajin gusht Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” ka organizuar me sukses Tryezën e rrumbullakët “Gjendja ekzistuese e Hekurudhave të Kosovës dhe integrimi i tyre në rrjetin hekurudhor Evropian\".

Në këtë kuadër gjatë muajit Shtator, Kolegji “Tempulli” në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe partnerët, ka planifikuar të vazhdojë me organizimin e tryezave tjera në fushat e trafikut postar, telekomunikacionit, transportit ajror si dhe rreth logjistikës.

Andaj në vazhdën e këtyre aktiviteteve, sot duke filluar nga ora 09:00 organizohet tryeza e rrumbullakët “Shërbimet universale dhe liberalizimi i tyre në një treg konkurrues postar”, e cila mbahet në ambientet e Kolegjit “Tempulli” në Prishtinë.

Kjo tryezë do të veprojë si një platformë diskutimi në mes zyrtarëve të qeverisë dhe palëve të interesuara publike dhe private, si dhe subjekteve tjera, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e ofrimit sa më cilësor dhe të shpejtë te shërbimeve të sigurta postare në vend. Diskutimet e folësve do të orientohen në realitetet aktuale duke u përpjekur në gjenerimin e ideve për platforma të reja drejt përmirësimit dhe rritjes të performancës të shërbimeve postare si një proces që do të ndihmojë në integrimin e mëtutjeshëm të Postave te Kosovës ne rrjetin regjional dhe ndërkombëtar. 

Tryeza është planifikuar të organizohet nga Kolegji “Tempulli” në bashkëpunim me Ministrinë e zhvillimit ekonomik, Autoritetin Rregullator te Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) dhe SH.A. Posta e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)