23 Dhjetor 2024

Diskutohet draft kontrata kolektive e punëtorëve të PTK-së

Prishtinë, 12 mars - Komisioni Qeveritar i Privatizimit të PTK-së është takuar sot për të diskutuar lidhur me kërkesën e Federatës së Pavarur Sindikale të PTK-së në lidhje me draft marrëveshjen kolektive të punëtorëve të PTK-së.

KQP në takim ka trajtuar me kujdes të veçantë këtë draft dokument dhe pas marrjes së mendimeve ligjore nga këshilltarët e angazhuar në projektin e privatizimit të PTK-së, është informuar edhe nga zyra ligjore e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale lidhur me draftin e kontratës së propozuar nga ana e Federatës së Pavarur Sindikale të PTK-së.

Me këtë rast është konstatuar që opinioni i dhënë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, nuk i ka marrë parasysh të gjitha dokumentet e aprovuara në procesin e privatizimit prandaj është kërkuar nga Zyra Ligjore e MPMS informata shtesë rreth vlerësimit të bazës ligjore për draft marrëveshjen e propozuar.

KQP qysh nga fillimi i punës së vet dhe në vazhdimësi gjatë përgatitjes së pakos tenderuese për PTK-në ka marrë parasysh nevojat legjitime dhe kërkesat e arsyeshme të punëtorëve të PTK-së, prandaj edhe me këtë rast siguron se garancitë e punëtorëve janë pjesë e dokumenteve të aprovuara dhe të gjithë punëtorët e PTK-së janë garantuar për tre vite pas privatizimit.

KQP garanton të gjithë qytetarët e vendit se projekti është duke ndjekur standardin më të lartë të profesionalizimit dhe transparencës dhe është e bindur se ky proces do të përfundojë me sukses dhe në të mirë kompanisë, punëtorëve dhe Shtetit të Kosovës. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)