Diskutohen sfidat e investimeve të huaja direkte në Kosovë
Prishtinë, 2 qershor - Me rastin e praqitjes së parë publike të Forumit për Politika Zhvillimore, do të prezantohet hulumtimi mbi temë Sfidat e Investimeve të Huaja Direkte në Kosovë në Raport me Vendet e Regjionit si Faktor Zhvillimi.
Ky takim mbahet duke e marrë parasysh rolin dhe qëllimin e Forumit për Politikat Zhvillimore (FPZH) , për të sjellë kreacione ideore, respektivisht politika të qëndrueshme për zhvillim të Kosovës si tërësi dhe të komunave në veçanti.
Takimi i Forumi për Politika Zhvillimore do të mbahet sot duke filluar nga ora 11:00 në Hotel Prishtina.