Diskutohen mundësit e financimit të transmetuesit publik

Prishtinë, 1 korrik - Komisionin Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI) do të organizoj një tryezë diskutimi për shqyrtimin e mundësive për financimin e transmetuesit publik në Kosovë.
Me kërkesë të Komisionit parlamentar, dhe përkrahje të KDI-së, tanimë është përgatitur një hulumtim për financimin e transmetuesit publik ku paraqiten sfidat dhe mundësitë e financimit të transmetuesit publik në Kosovë si dhe praktikat nga rajoni.
Ky hulumtim do të prezantohet shkurtimisht nga autori i saj Dukagjin Gorani i cili ka hulumtuar këtë çështje.
Ndërsa, në panel do të jenë Kryetari i Komisionit përgjegjës për media, Zenun Pajaziti, dhe kryetari i Bordit të RTK-së, Ismet Bexheti.
Qëllimi i këtij diskutimi është të diskutohen propozimet më të përshtatshme për financim të qëndrueshëm të transmetuesit publik, propozime të cilat do të shërbejnë për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Radio Televizionin e Kosovës, iniciativë tashmë e marrë nga Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media.