24 Dhjetor 2024

Diplomon piloti i parë i FSK-së

Prishtinë, 17 dhjetor - Nëntogeri i FSK-së, Afrim Zabeli ka diplomuar në Shkollën e Aviacionit Tokësor të Turqisë, duke u bërë piloti i parë i helikopterëve në kuadër të Forcës së Siguresë të Kosovës. Nëntoger Zabeli, në mesin e 26 oficerëve të tjerë pjesëmarrës të këtij trajnimi u shpall njëri ndër tre më të mirët.

Në ceremoninë e diplomimit mori pjesë edhe gjeneral brigade Naim Haziri, komandant i Brigadës së Mbështetjes së Operacioneve (BMO). Gjeneral Haziri u prit nga komandanti i shkollës, gjeneral brigade Nadir Gündüz, i cili i shprehu kënaqësinë e tij  gjeneral Hazirit për bashkëpunimin e deritanishëm të ushtrisë turke me Forcën e Sigurisë të Kosovës. Ai po ashtu premtoi se shkolla e tij është e gatshme që të trajnojë edhe pilotë të tjerë të rinj nga radhët e FSK-së.

Ndërkaq, gjeneral Naim Haziri tha se “ është një ndjenjë e veçantë krenarie diplomimi i pilotit të parë të FSK-së. Sukseset e panumërta të FSK-së dhe ngritja e vazhdueshme e kapaciteteve të saj, tashmë e përfshijnë edhe pilotin e parë të FSK-së, nëntogerin Afrim Zabeli”.

Në Shkollën e Aviacionit Tokësorë në Turqi janë duke i vijuar mësimet edhe dy nëntogerë të  tjerë të FSK-së, Atdhe Hasani dhe Krenar Voca.

 Gjeneral Haziri, në emër të FSK-së e përgëzoi pilotin Afrim Zabeli, për përkushtimin dhe profesionalizimin e treguar gjatë trajnimit në Turqi, ndërsa dy pilotëve të ardhshëm, Atdhe Hasanit  dhe Krenar Vocës ju dëshiroi diplomim sa më të shpejtë.

Diplomimi i pilotit të parë, është njëri ndër sukseset më të rëndësishme të Forcës së Sigurisë të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)