Diplomon gjenerata e parë e studentëve të Limak Institutit për Shërbime Aeroportuale
Prishtinë, 22 mars - Në mesin e shumë të pranishmëve, në ceremoninë zyrtare të organizuar në Prishtinë diplomoi gjenerata e parë e studentëve të Limak Institutit për Shërbime Aeroportuale. 30 studentët e gjeneratës së parë, me sukses përfunduan programin e trajnimeve dhe u certifikuan me certifikatë ndërkombëtare, të pranuar në më se 200 aeroporte në botë.
Limak ASI paraqet mundësi për studentë të talentuar që kanë dëshirë të bëhen pjesë e kësaj industrie. Instituti bën ngritjen e shkathtësive dhe përgatitë studentët të ofrojnë shërbime aeroportuale., deklaroi z. Haldun Firat Kokturk, Drejtor Ekzekutiv në Limak Aeroportin Ndërkombëtar të Kosovës Adem Jashari.
Të pranishmëve iu drejtua z. Nihat Ozdemir, pronarë dhe kryesues i bordit të ndërmarrjeve të Limak. Ekspertiza jonë ka ndikuar që ne të arrijmë gjëra të mëdha në shumë vende. Ne kemi krijuar hapësirë për studentë me qëllim që ata jo vetëm të mund të punësohen, por edhe të mësojnë shumë gjatë procesit. Ata tani kanë mundësi të arrijnë shumë më shumë dhe ne jemi të lumtur që kemi bërë këtë. Kjo na bën të lumtur., ishin fjalët e z. Ozdemir, drejtuar të pranishmëve.
Limak ASI, projekti i financuar nga Limak Aeroporti Ndërkombëtar i Kosovës Adem Jashari, është zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, Universitetin Bogazici nga Turqia, Institutin ENAC në Francë dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Në vazhdim, Zëvendës Ministrja për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, znj. Anila Statovci Demaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për rezultate të mira si dhe i përkujtoi të pranishmëve bashkëpunimin shumëvjecar me Universitetin Bogazici edhe në vitet e 90ta. Menjëherë pas saj mori fjalën Ministri i Zhvililimit Ekonomik, Blerand Stavileci me crast tregoi për rezultatet pozitive të një bashkëpunimi të mirëfilltë si dhe për rëndësinë e implementimit të aktiviteteve të përgjegjësisë shoqërore korporative. Sipas Ministrit Stavileci, aktivitete të tilla duhet të shërbejnë si shembull për shumë korporata tjera dhe duhen intensifikuar.
Ndërkaq, nga rradhët e Universitetit të Prishtinës, Prof. Haxhi Gashi, dekan në Fakultetin Juridik, theksoi nevojën e bashkëpunimit të universitetit me sektorin privat, për të gjeneruar vende të reja pune si dhe për të takuar nevojat e tregut. Aktualisht objektiv kryesor i Universitetit është nxjerrja e kuadrove në përputhje me nevojat e tregut dhe krijimi i mundësive për integrimin e studentëve në tregun e punës. Ky qëllim mund të arrihet vetëm me bashkëpunim ndërinstitucional në mes Universitetit dhe institucioneve tjera, sic është edhe rasti me Aeroportin dhe Institutin e Limak, deklaroi Prof. Gashi për të pranishmit.
Të pranishmëve iu drejtuan edhe bashkëpunëtorët ndërkombëtar të projektit. Përfaqësuesi i Universitetit Bogazici, universitet ky ndër 200 më të mirët në botë, Prof. Mehmet Ozkan, prorektor në këtë universitet, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Limak Aeroportin Ndërkombëtar të Kosovës Adem Jashari.
Do të doja të nënvizoja rëndësinë e bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet Limak Holding dhe Universitetit Bogazici si dicka shumë të cmueshme, si praktikë e mirë bashkëpunimi ndërmjet industrisë dhe universitetit, theksoi z. Ozkan në përmbyllje të fjalimit të tij përshëndetës.
Instituti i Limak Institutit për Shërbime Aeroportuale ka për qëllim ngritjen e aftësive profesionale dhe akademike të studentëve pjesëmarrës të Universitetit të Prishtinës në fushën e menaxhimit dhe shërbimeve aeroportuale. Instituti ka bërë trajnimin dhe ka ofruar mundësi për punë praktike në Aeroport. Pas përfundimit dhe certifikimit, studentëve u është ofruar punësim në Aeroport dhe institucione tjera të ngjashme.
Në përfundim të ceremonisë, pas fjalimeve të dy studentëve pjesëmarrës në program, janë ndarë dy lloje certifikatash për studentët pjesëmarrës nga Universiteti i Prishtinës.
Programi është shpërblyer me disa cmime të njohura ndërkombëtare.