23 Dhjetor 2024

Dimri largon nga puna punëtorët e autostradës

Prishtinë, 16 tetor - Pas hapjes së 38 kilometrave të para të pjesës kosovare të autostradës së kombit, do të minimizohen punët, konfirmon për Radion Blue Sky zëdhënësja e konsorciumit Bektel – Enka, Ela Ruci.

Mirëpo, ajo nuk deshi të komentonte shifra se sa do të jetë numri i punëtorëve që do të pushojnë.

Hapja e 38 kilometrave të para të autostradës, sa do të jetë lajm i gëzuar për popullatën, po ashtu do të jetë lajm i hidhur për një përqindje të madhe të punëtorëve të autostradës, të cilët pritet të pushojnë pa pagesë së paku deri në pranverë. Ndër punëtorë si dhe tek qarqet e afërta me konsorciumin, po flitet se së paku 2 mijë vetë do të mbeten pa punë. Por, zëdhënësja e konsorciumit Bektel Enka, Ela Ruci, nuk pranon të përmend shifra.

“Nuk mund të komunikoj numra, por them që e kemi një program që do të përcaktohet bashkë me Qeverinë”, ka thënë Ruci.

Por, ajo pranon se në sezonin e dimrit do të minimizohen punët, që nënkupton edhe zvogëlim të numrit të punëtorëve.
“Do të minimizohen punët pas përfundimit të 38 km, dimri do të jetë pak më i minimizuar, pastaj pranvera dhe vera do të ngrihen edhe njëherë. Do të shihet edhe në bazë të programit që do të kemi me Qeverinë për punët që do të kryhen brenda kontratës gjatë vitit të ardhshëm”.

Shumë punëtorëve i’u është thënë se do të punojnë deri në fund të muajit tetor të këtij viti. Muajt e fundit, intensiteti ishte shtuar sa që në punishtet e autostradës punohej në tri ndërrime. Ndryshe, ceremonia e hapjes së 38 kilometërshit të parë të autostradës, sipas Ministrit të Infrastrukturës Fehmi Mujota do të ndodhë në muajin nëntor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)