Dezinfektohen të gjitha rrugët dhe sheshet në qytet në Mitrovicë
Prishtinë, 18 mars - Pas vendimit nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, për larje dhe fshirje të rrugëve me dinamikë të shtuar në baza ditore, me qëllim të mbrojtjes nga virusi COVID-19, mbrëmë KRM "UNITETI" ka vazhduar me fshirjen dhe larjen e të gjitha rrugëve, si dhe kanë bërë dezinfektimin e shesheve të Mitrovicës.
Me këtë rast, kryetari Bahtiri së bashku me kryeshefin ekzekutiv të KRM “UNITETI”, Gazmend Morina kanë inspektuar punët që janë bërë me rastin e dezinfektimit të shesheve në Mitrovicë.
Kryetari Bahtiri ka falënderuar punëtorët e KRM “UNITETI” për punën e palodhshme që kryejnë duke pastruar çdo ditë të gjitha rrugët e qytetit, sheshin përfshirë këtu edhe hapësirat përgjatë Liqenit Akumulues.
Me kërkesë të kryetarit Agim Bahtiri, KRM "UNITETI" edhe ditëve në vijim do të vazhdoj me dezinfektimin e të gjitha rrugëve kryesore të Mitrovicës.