22 Dhjetor 2024

Deutsche Telekom shet biznesin e vet amerikan

Frankfurt, 22 mars - Koncerni më i madh evropian i telekomunikacionit DT i shet konkurrentit AT&T shoqërinë e vet bijë amerikane të telefonisë mobile, që s\'po shkonte mirë, për një çmim prej 39 miliardë dollarësh.

Lajmi erdhi disi papritur të dielën në mbrëmje. Pa hyrë fillimisht në sfond Telekomi dërgoi me deklaratë emaili, radioje dhe televizioni të kryetarit të bordit René Obermann te gazetarët këtë informacion:

„Sot është një ditë e mirë për Deutsche Telekomin. Realizuam 39 miliardë dollarë për biznesin tonë amerikan. Investimet e së ardhmes, që duhet t\'i bëjmë, bëhen me këtë shumë më të lehta. Bilanci ynë fuqizohet në këtë mënyrë. Është gjithashtu një ditë e mirë sepse në SHBA mbetemi të angazhuar si aksionari më i madh individual në një sipërmarrje, e cila ka një rol udhëheqës në treg dhe kësisoj vazhdojmë të marrim pjesë në shanset në Amerikë“, tha ai.

Me shitjen fuqizohet pozicioni i Telekomit në Evropë, shtoi Obermann. Tani mund të përqendrohemi te zgjerimi i rrjeteve të shpejta në Evropë dhe te zhvillimi i produkteve moderne të internetit, tha më tej ai. Me shitjen Telekomi nxjerr rreth 39 miliardë dollarë, rreth 28 miliardë euro.

Blerësi, AT&T, paguan 25 miliardë dollarë para të thata dhe mbetjen në aksione. Kësisoj Telekomi merr pjesë te udhëheqësi i sektorit në SHBA me deri në tetë për qind. Instancat e të dyja sipërmarrjeve e kanë miratuar tashmë blerjen.

Por transaksioni duhet të miratohet edhe prej mbikëqyrësve të konkurrencës në SHBA, gjë që pritet të jetë kryer në gjashtëmujorin e parë parë 2012.

Në vlerësimet e para ekspertët e sektorit bënë fjalë për një veprim çlirues të Obermannit. Biznesi amerikan, që nuk po ecte mirë, ishte një prej shqetësimeve të tij më të mëdha.

Shitja e biznesit amerikan do të thotë edhe fundi i aventurës, së cilës paraardhësi i Obermannit Ron Sommer i hyri para njëmbëdhjetë vjetësh me gjithë disa paralajmërime. Telekomi me seli në Bon e pati blerë asokohe ofruesin amerikan të telefonisë mobile VoiceStream për 40 miliardë euro.

Por pas sukseseve të fillimit biznesi amerikan më shumë kushtonte sesa sillte. Para së gjithash rrethana, që Telekomi nuk lejohej të ofronte në Amerikë iPhone-in popullor, i kushtoi sipërmarrjes nga Boni pjesë tregu të konsiderueshme.

Në fund të 2010-ës T-Mobile USA kishte rreth 34 milionë klientë. Me shitjen e biznesit amerikan Telekomi ka ulur sipas të dhënave të veta detyrimet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)