22 Dhjetor 2024

Deutsche telekom: 30 për qind e pozicioneve të larta për gratë

Berlin, 16 mars - Kompania udhëheqëse telekomunikuese në Evropë “Deutsche telekom”, publikoi se ka vendosur kuotë me të cilën në të ardhmen do të ruajë 30 për qind të pozicioneve më të larta për gratë.

“Deutsche telekom” është kompania e parë e madhe gjermane e cila vendosë një kuotë të tillë. Një përqindje shumë e vogël e grave në vend kanë qasje deri te postet udhëheqëse.

Kuota prej 30 për qind do të fillojë të zbatohet prej vitit 2015 dhe ka të bëjë me pozicionet më të larta dhe për pozicionet e larta, thuhet në kumtesën e kompanisë.

“Me më shumë gra në krye të kompanisë do të jemi më të mirë”, shprehet drejtori i “Deutsche telekom”, Rene Oberman. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)