Dështon sërish formimi i Komisionit hetimor për PTK-në
Prishtinë, 7 nëntor - Në seancën e sotme, Kuvendi Republikës së Kosovës nuk ka arritur të formojë Komisionin hetimor, i cili do ti vërtetonte procedurat legale të shitjes së aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK).
Kuorumi në Parlament nuk u arriti shkaku i bojkotimit deputetëve të opozitës, të cilët nuk pranuan që fillimisht të miratohet Raporti i Qeverisë para ngritjes së Komisionit Parlamentar Hetimor në lidhje me privatizimin e PTK-së.
Seanca e sotme, është shtyrë për shkak të mungesës së një marrëveshjeje midis partive politike në pushtet dhe atyre në opozitë.
Formimi i komisionit hetimor, ishte kundërpërgjigje e opozitës pas vendimit të qeverisë që të shesë 75 për qind të aksioneve të PTK-së konzorciumit gjerman AXOS capital në shumën prej 227 milion euro, nën dyshimet për keqpërdorime.
Iniciativa buron nga dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas kërkesës, Kuvendi duhej të formonte Komisionin 11 anëtarësh, në të cilin do të ishin të përfshirë anëtarë nga të gjitha grupet parlamentare.
PDK-ja nuk është kundër ngritjes së asnjë komisioni hetimor parlamentar, por të respektohet rregullorja e kuvendit. Ne jemi të gatshëm të arrijmë marrëveshje të cilët dërgojnë në dobi të procesit dhe të mirën e vendit, tha deputeti i PDK-së, Adem Grabovci.