25 Dhjetor 2024

Dështon privatizimi i PTK-së

Prishtinë, 31 dhjetor - Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), ka bërë të ditur së në pamundësi të procedoj me nënshkrim të kontratës për shitje të aksioneve të PTK-së, KQP ka vendosur ta përmbyll procesin e privatizimit të 75% të aksioneve të PTK-së.

Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), është takuar dje për të analizuar situatën e krijuar në lidhje me procesin e privatizimit të PTK-së, pas mungesës së kuorumit në Kuvendin e Kosovës, në seancën e datës 26 dhjetor 2013, për të shqyrtuar raportin e procesit të privatizimit të 75% të aksioneve të kësaj ndërmarrje publike.

KQP ka bërë të ditur se, në bazë të dokumenteve të tenderit për privatizimin e PTK-së, të cilat kanë përbërë bazën për aplikim të pjesëmarrësve në këtë tender, data 30 dhjetor 2013 ka qenë data e fundit e mundshme për nënshkrim të kësaj kontrate.

"Në bazë të opinionit ligjor të marrë nga këshilltari i transaksionit, KQP nuk ka bazë ligjore për shtyrje të mëtutjeshme të kësaj date."

"Të gjendur në këtë situatë dhe në pamundësi të procedoj me nënshkrim të kontratës për shitje të aksioneve të PTK-së, KQP ka vendosur ta përmbyll procesin e privatizimit të 75% të aksioneve të PTK-së", theksohet në fund të njoftimit. 

Bazuar në dokumentacionin e transaksionit për privatizim të PTK-së, nënshkrimi i kontratës për këtë privatizim duhej të ndodhte më së largu deri më 30 dhjetor.

Kontrata do të ishte nënshkruar me kompaninë Axos në muajin korrik, sikur nënshkrimi mos të prolongohej me faj të kompanisë fituese. Po me kërkesën e fituesit procesi është shtyrë edhe një herë tjetër.

Ndërsa, shtyrjet e procesit të privatizimit të PTK-së me kërkesë të qeverisë kishin nisur që nga muaji shtator, kur qeveria vendosi të marr edhe miratimin e Kuvendit, ngaqë iu kontestua ligjshmëria.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)