Dërgoni kartolina falas me Postën e Kosovës
Prishtinë, 15 dhjetor - Në prag të festave të fundvitit, Posta e Kosovës Sh.A. ka vendosur që të gjithë qytetarëve tu mundësojë të dërgojnë kartolina falas brenda territorit të Kosovës, deri më 31 dhjetor.
Çdo qytetar i interesuar do ta ketë falas shërbimin postar për të dërguar kartolina nga secila zyrë postare e Postës së Kosovës, që janë të shtrira në tërë vendin.
Teknologjia e komunikimit është jashtëzakonisht e zhvilluar, por është një ndjejnë e veçantë kur dërgon ose pranon kartolinë me një mesazh urimi.
Dërgimi i urimeve përmes kartolinave do ta bëj edhe më të bukur atmosferën e festave të fundvitit.