22 Dhjetor 2024

Deputetët të pa njoftuar për autostraden Morinë - Merdar

Prishtinë, 2 shkurt - Ftesës së Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion të Kuvendit të Kosovës, për të njoftuar për gjendjen aktuale në lidhje me projektin e Autorrugës Morinë –Merdar, ministri i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit , Fatmir Limaj do t’i përgjigjet pas datës 16 të këtij muaji.

Kështu tha kryetarja e komisionit Myzejene Selmani në fillimi të mbledhjes së sotme.

Megjithatë, edhe në mungesë të ministrit, anëtarët e komisionit diskutuan gjatë, ndonëse nuk kishin informatë zyrtare në lidhje me këtë projekt. ”Për shkaqe parimore duam të ngremë shqetësimet tona. Mungesa e transparencës, devijimi i trasesë, shpjegime të pa mjaftueshme për shumë gjëra në lidhje me këtë projekt, janë gjëra që duhet t’i qartësoi më shum para komisionit”, u tha në takim.

Pas diskutimeve që u bënë në komision, u vendos që me datë 5 shkurt të ftohet prapë ministri Limaj për të diskutuar çështjet e ngritura.

Në fund komisioni miratoi edhe raportin final me amendamente të Projektligjit për Turizëm dhe Shërbime Turistike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)