Dëmtohet ura e Badovcit në magjistralen M25.2
Prishtinë, 17 qershor - Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, njofton se në urën e Badovcit, në magjistralen M25.2, në fshatin Hanrovc, është shkaktuar një dëmtim serioz, i cili mund të paraqesë rrezik për trafikun që zhvillohet nëpër atë rrugë.
Me qëllim të sanimit sa më të shpejtë të këtij dëmtimi, Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit ka kërkuar nga kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e kësaj rruge që të angazhohet për sigurimin e zgjidhjes alternative për zhvillimin e komunikacionit gjatë tërë kohës sa do të zgjasë riparimi i dëmtimit të konstatuar.
Për zgjidhjen e këtij problemi shërbimi përkatës i MTPT do ta informojë opinionin me kohë, njofton Zyra për Informim Publik e MTPT-së.