Dëmtohet antena e Valës në Jarinje
Prishtinë, 18 tetor - Në afërsi të kufirit Kosovë-Serbi, Jarinje, është dëmtuar një antenë e operatorit të telefonisë mobile Vala. Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Një antenë e një operatori kosovar është dëmtuar nga një mjet shpërthyes në Jarinje të Leposaviqit, të hënën në orët e hershme të mëngjesit, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti.
Deri më tani policia nuk ka asnjë person të dyshuar rreth këtij rasti, ka thënë zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë.
Antenat e operatorëve mobil po dëmtohen vazhdimisht nga koha kur Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit mori vendim për shkëputjen e operatorëve ilegalë të Serbisë.
Edhe Ipko-së, iu kanë dëmtuar antenat para disa ditësh.
.