24 Dhjetor 2024

Dëmtohen shënjat në komunikacionin rrugor

Prishtinë, 24 korrik - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë - Njësiti i Komunikacionit Rajonal, bazuar në kërkesën e banorëve të qendrës Gurrakoc komuna e Istogut të cilët kanë njoftuar dhe kërkuar nga Policia e Kosovës që të ndërmarrin masa urgjente lidhur me keqpërdorimin e shenjave të komunikacionit rrugor.

Që një kohë të gjatë sipas policisë është vërejtur një dukuri e shëmtuar dhe persona të ndryshëm të pakujdesshëm vendosin në shtyllat , por edhe në siperfaqet e  shenjave te komunikacionit rrugor,shpallje,reklama,poster të ndryshëm.

Këto pllakate largojnë vëmendjen e pjesëmarrësve në komunikacion e në disa raste edhe e mbulojnë shenjën.Kjo dukuri nuk është vetëm në këtë vendbanim por në shumë rrugë në territorin e Kosovës, e posaçërisht në Regjionin e Pejës.

Njësitet përkatëse policore menjëherë janë angazhuar në ketë zone dhe gjetiu në rajon dhe janë identifikuar tre persona juridik që kishin vendosur reklama në shenja të ndryshme të komunikacionit rrugor,dhe ndaj tyre do të inicohet procedura kundervajtëse bazuar në Ligjet e aplikueshme të Kosovës.

Ekipet policore do të vazhdojnë punën dhe do të bëjmë përpjekje që ketë dukuri ta parandalojmë,por këkojmë edhe nga qytetarët që mos të bëjnë veprime të tilla,në rend të pare rrezikojnë jetërat e pjesëmarrësve në komunikacion, qarkullimin e komunikacionit,ndërsa në anën tjetër i dëmtojnë ato nga se sipërfaqja retro reflektuese e shenjave është e ndjeshme në materie kimike siç janë ngjitësit e shiritat ngjitës, të cilët ia heqin shkelqimin shenjës, në vende të kontaktit me ngjitës mblidhet pluhuri, kurse pastrimi mund të behet vetëm me mjete të veçanta nga ekspertët kompetent.

Këto veprime janë sanksionuar si kundërvajtje sipas LSKRR,andaj Policia e Kosovës apelon te qytetarët dhe kërkon nga ata që t’u shmangen veprimeve të kundërligjshme për arsye të sigurisë së tyre dhe sigurisë së të tjerëve.

Nëse qytetarët nuk kursehen nga veprimet e kundërligjshme, policia konform detyrimit ligjor që ka, obligohet që të filloj procedurat adekuate ligjore dhe ndaj personave të cilët kanë kryer këto veprime të gjenden, të gjobitën dhe ti heqin reklamat e vendosura në shenja.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)