Dëmshpërblehen familjarët e pasagjerëve të avionit Malajzia MH370
Kuala Lampur, 13 qershor - Familjarët e pasagjereve të zhdukur në aeroplanin e Malajzisë kanë filluar të marrin dëmshpërblimet fillestare prej 50000 dollarësh.
Gjashtë familje malajziane dhe një familje kineze kanë marrë paratë deri më tani. Të afërmit e 239 pasagjerëve të zhdukur mund të pretendojnë të marrin një shumë që shkon deri në 175000 dollarë për secilin prej tyre.
Megjithatë, shumë nga familjarët refuzojnë të pranojnë se të afërmit e tyre mund të kenë të vdekur. Ata ende shpresojnë se ata mund të jenë diku dhe të kthehen sërish pranë gjirit të familjes.
Siguruesi i Malajzia Airlines, i udhëhequr nga Allianz i Gjermanisë, është duke bërë pagesat e familjarëve.
Ndërkohë, zëvendës ministri i jashtëm malajzian Hamzah Zainudin, ka theksuar se qeveria nuk e ka shpallur ende avionin e humbur. Duhet të mbyllet si proces dhe më pas të bëhet dëmshpërblimi i plotë, sepse kjo është një çështje ende e hapur.
Avioni MH370 u zhduk më 8 mars duke fluturuar nga Kuala Lumpur në Pekin