Debatohet për Portin e Shëngjinit
Prishtinë, 3 shkurt - Sot, në Ministrinë e Infrastrukturës u mbajt takimi i radhës i grupit punues të ekspertëve të Ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës me ata Transportit dhe Infrastrukturës së Shqipërisë.
Në këtë takim u diskutua, rreth bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes të këtyre dy ministrive, në prag të arritjes marrëveshjes në mes të këtyre dy vendeve fqinje.
Diskutimet në takimin e sotëm u zhvilluan për infrastrukturën rrugore, për gjetjen e mundësisë së shfrytëzimit të Portit të Shëngjinit nga ana e Kosovës, hekurudhave, aviacionit civil, transportit dhe mirëmbajtjes së autostradave.
Ky takim teknik në nivel të ekspertëve i paraparin nënshkrimit të marrëveshjes e cila do të nënshkruhet më 10 shkurt të këtij, në nivel të këtyre dy ministrive.