Danas: Kosova deri në 2015 me prefiks serb
Beograd, 27 gusht - Sipas burimeve anonime të gazetës Danas të Beogradit, Serbia ka pranuar që Kosova të ketë kod të veçantë telefonik ndërkombëtar, që do të vihet në përdorim pas vitit 2015.
Në këto dy vite, shkruan gazeta serbe, Kosova do të përdorë prefiksin e Serbisë.
Në qarqet diplomatike ndërkombëtare, spekulohet se është e mundur që të shtyhet marrëveshja për energjetikën, edhe pse ajo nuk përfshin sistemin hidroenergjetik Gazivoda, për të cilin do të bisedohej në kuadër të furnizimit me ujë.
Njoftohet se Beogradi ka pranuar që sistemi transmetues energjetik në Kosovë të jetë në kuadër të KEK-ut.
Në takimin e sotëm ThaçiDaçiç pritet edhe deklarimi dhe sqarimet rreth kontestimeve për zgjedhjet e 3 nëntorit.