CSR kineze do të prodhojë pajisje për 50 trena në Itali
Romë, 28 tetor - Gazeta kineze \"Renminribao\" njofton në numrin e saj të së hënës se ditët e fundit korporata CSR e Kinës ka marrë një porosi të re për të prodhuar pajisjet kryesore për 50 trena të shpejtësisë së lartë në Itali.
Kjo shënon një hap tjetër përpara në hyrjen e trenave kinezë të shpejtësisë së lartë në tregun europian.
Sipas njoftimeve, pajisjet që do të ofrohen nga korporata CSR janë certifikuar në tregjet e mëdha të Francës, Britanisë e Gjermanisë, duke marrë kështu \"lejekalimin\" për të hyrë në tregun europian të transportit hekurudhor.
Aktualisht CSR-ja ka marrëdhënie të mira bashkëpunimi me kompanitë \"Siemens\", \"Bombardier\" e \"Alstom\" dhe pjesët kryesore të trenave të shpejtësisë së lartë të prodhuara prej saj mbulojnë në mënyrë të gjithanshme tregjet europiane.