Concordia: 14500 dollarë kompensim për secilin pasagjer të padëmduar
Romë, 28 janar - Kompania që zotëron anijen turistike që u përmbys në brigjet e Italisë në fillim të muajit ka ofruar gati 14,500 dollarë kompensim për secilin nga pasagjerët e padëmtuar që ishin në bordin e anijes.
Costa Cruises tha se do të riimbursojë gjithashtu pasagjerët për koston e udhëtimit.
Marrëveshja u njoftua sot pas negociatave mes përfaqësuesve të kompanisë dhe grupeve italiane të konsumatorëve.
Një avokat që përfaqësonte kompaninë Costa tha se marrëveshja iu jep pasagjerëve një rrugë të shpejtë për të marrë dëmshpërblimin.
Pasagjerët kanë të drejtë të ndjekin veprime ligjore në se nuk pranojnë marrëveshjen e cila nuk përfshin pasagjerët e dëmtuar. Kompania po përballet me veprime ligjore për kompensime.