22 Dhjetor 2024

Çohu: Rritja e çmimit të Autostradës sabotazhë e qeverisë

Prishtinë, 26 gusht - Organizata për demokraci, anti korrupsion dhe dinjitet “Çohu”, ka vlerësuar së hapja e procesit tenderues për privatizimin e PTK-së dhe paralajmërimi për rritjen e çmimit të Autostradës Vermicë-Merdare për dy fish e gjysëm është një sabotazhë që Ministria e Ekonomisë dhe Finansave bashkë me Kryeministrin Thaçi po i bëjnë ekonomisë së Kosovës dhe qytetarit të saj.

Organizata për demokraci, anti korrupsion dhe dinjitet “Çohu”, prezantojë një raport në lidhje me privatizimin e kompanive publike dhe çmimit të Autostradës.

Lorik Bajrami anëtarë i organizatës “Çohu”, tha se strategjia për privatizimin e PTK-së është refuzuar nga Parlamenti i Kosovës dhe sipas tij, ky draft do të duhej të kthehej sërish në diskutim. “Përkundër kësaj MEF-i ka filluar procesin e tenderimit për PTK-në, duke bërë një sabotazh direkt institucionit më të lartë në vend, Parlamentit”, tha ai.

Bajrami shtroi edhe disa dilema, që sipas tij, Qeveria nuk ka dhënë asnjë përgjigje që të qartësoj pyetjet kryesore lidhur me këtë proces. “Pse duhet të privatizohet PTK-ja më këtë kohë të krizës financiare?

Çka fiton Kosova me këtë privatizim dhe çka humb? Në bazë të cilave analiza është ardhur në përfundim që duhet të privatizohen 75 për qind të aksioneve të PTK-së? Pse ekzistojnë një ngutshmëri nga kryeministri Thaçi dhe ministri i Ekonomisë dhe Financave ta përfundojnë këtë privatizim?. Këto janë disa nga pyetjet që ‘Çohu’, i ka për Qeverinë e Kosovës”, tha Bajrami.

Ai tha se edhe çmimi për ndërtimin e autostradës Vërmic-Merdare është rritur për dyfish, që sipas Bjaramit, këto rritje të çmimeve bëhen fshehurazi dhe pa diskutime. “Si është e mundur që çmimi për autostradën të rritet dyfish dhe të kapë shumën e një buxheti të tërë të vendit. Pse këto bëhen të gjitha fshehurazi dhe pa diskutime”, tha ai.

Sipas “Çohu-t”, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, (ANP), është falur për ta hequr qafesh këtë sektor. “Falja në mënyrë të fshehtë e ANP-së nga të njëjtin zyrtarë është paralajmërim i keq se udhëheqësit e privatizimit të kompanive publike thjesht janë duke hequr qafesh këtë sektor të ekonomisë për të siguruar kesh për një autostradë, vlefshmëria e cilës nuk është argumentuar asnjëherë para publikut”, tha Bajrami.

Sipas “Çohu-t”, pasuria e Kosovës po falet nën torturimin e qeverisë nga të ashtuquajturit, “këshilltarë teknik”, të cilët në fakt shkruajnë politikat dhe strategjitë e qeverisë.

“Çohu”, gjithashtu vlerëson se Qeveria e Kosovës është duke u përdorur si vegël dhe po manipulohet nga këshilltarët ndërkombëtarë, të cilët Qeverinë e përdorin për ta shkelur vullnetin e Parlamentit të Kosovës.

“A mund të quhet legjitim dhe me integritet një proces të cilin e udhëheqin ministrat që derisa marrin vendime janë përballur me akuza për korrupsion”, vlerëson “Çohu”.

Elhami Ismajli
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)