20 Prill 2025

CNN ndalon transmetimet në Rusi

Moskë, 11 nëntor - Rrjeti televiziv amerikan CNN do të ndalojë transmetimet në Rusi para 31 dhjetorit.

Përfaqësuesit e kompanisë kanë shpjeguar se vendimi pason ndryshimet e fundit të ligjt rus për mediat masive.

Ligji, që kufizon pronësinë e mediave në 20 për qind, ka hyrë në fuqi muajin e kaluar, duke kërcënuar disa prej mediave më të respektuara në Rusi.

“Ne do të përfundojmë me kontratat aktuale të transmetimit. Shpresojmë të kthehemi në tregun rus dhe do të informojmë partnerët tanë për planet e ardhshme”, thuhet në deklaratën e CNN-it.

CNN është parë në Rusi përmes firmave kabllore dhe satelitore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)