Çmimi fillestar për Telekom-in serb 1,4 miliardë euro
Beograd, 24 dhjetor - Qeveria e Serbisë sot duhet ta përcaktojë çmimin minimal fillestar për shitjen e 51 për qind të aksioneve të Telekom Serbia, prej 1,4 miliardë euro, deklaroi ministri i Ekonomisë, Mllagjan Dinkiq.
Ai plotësoi se pritet që tenderi i çmimit për Telekom Serbia ta tejkalojë çmimin minimal fillestar.
Tenderi për shitjen e Telekom Serbia është shpallur më 20 tetor të këtij viti. Dokumentacionin e tenderit e kanë blerë shtatë kompani, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e ofertave skadon më 21 shkurt të vitit të ardhshëm.
Dinkiqi deklaroi se pret që të gjithë që e kanë blerë dokumentacionin e tenderit të marrin pjesë në tenderin.
Dokumentacionin për pjesëmarrje në tenderin e kanë blerë:Dojçe telekom, Frans telekom, Telekom Austria, Amerika mobil, Vender investmens, Turksel dhe Vimpelkom