23 Dhjetor 2024

Cilat media fantome përfituan nga PTK, Telekomi tash ua ndal tallin portaleve

Prishtinë, 23 gusht - Ditëve të fundit Telekomi i Kosovës, ka qenë cak i sulmeve të pothuajse të gjitha medieve.

Kjo ndërmarrje, u akuzua për paga të larta, tenderët në vlera të mëdha për shërbime të ndryshme dhe punësimet familjare.

Këto raportime mediale, siç duket po vijnë si revansh i një vendimi të muajit qershor,nga ana e Telekomit që t’ua ndal mjetet financiare për sponsorizim të gjitha mediave.

 “Syri.net Kosova”, ka siguruar dokumente zyrtare, ku shihet se në mesin e shumë medieve të njohura të cilat kanë marr mijëra euro, ka edhe edhe jo pak “‘media” fantome  të cilat me një hulumtim të thjeshtë shihet se nuk ekzistojnë fare.

Se kush qëndron pas tyre askush nuk e di, por ajo çfarë dihet është se buxheti I njërës prej ndërmarrjeve më fitimprurëse të Kosovës u sakatua nga individë të ndryshëm brenda Telekomit.

Sipas dokumentit të siguruar, për 58 medie shuma e paguar mujore është  93 mijë e 430 euro  që i bie për gjashtë muaj 560 mijë e 580 euro. 

Ku pagesa nga Telekomi, ndaj   këtyre mediave  për vitin 2018 është 371 mijë e 590.82 euro, shpenzimet  janë 442 mijë e 340.08 euro, ndërsa borxhi  ishte 70 mijë e 749. 26 euro.

Kryeshefi ekzkeutiv Bedri Istrefi,  në një intervistë për "Syri.net Kosova", kur ishte pyetur  për shpenzimet në media fantome si portale anonime etjera dhe a kanë vendosur një rregull në shpërndarjen e reklamave për mediat dhe sa jeni duke shpenëzuar aktualisht, ai tha se të gjitha kontratat janë në llupën ligjore.

“Kur kemi thënë racionalizim, ne i kemi nënkuptuar edhe këto kontrata, të cilat janë të gjitha nën llupën ligjore, të gjitha janë anuluar dhe racionalizimi na obligon, të sillemi konform situatës. Nuk është kohë e shpenzimeve apo krahasimeve me të kaluarën rreth shpenzimeve. Rreth marketingut, punën më të mirë janë duke e bërë punonjësit, me përkushtimin e vet dhe cilësinë e shërbimeve, përkundër sfidave teknike dhe revitalizuese në konkurrencën për shërbimet e telekomunikimit,” kishte thënë Istrefi.

 Se a është kjo arsyeja kryesore, se pse mediat kosovare u mobilizuan ditëve të fundit që të publikojnë secilën kontrat të Telekomit dhe t?ë i cilësojnë si skandaloze përgjigjen më të mirë do ta japin ata vetë. 

"Syri.net Kosova" gjatë ditëve në vazhdim do publikojë edhe dokumente të tjera ekskluzive në lidhje me Telekomin...

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)