Çështja e financimit të RTK-së, duhet të zgjidhet shpejt
Prishtinë, 30 nëntor - Radio Televizionit të Kosovës (RTK), duhet të trajtohet si medium publik dhe financimi i tij të jetë në shërbim të zhvillimit e funksionimit të tij.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Naser Osmani, tha se çështje e financimit të financimit të qëndrueshëm të RTK-së, ka qenë për një kohë të gjatë nëpër diskutime të institucioneve të Kosovës.
“Po të ishte çështje tek Komisioni për Buxhet dhe Financa çështja e financimit të RTK-së, do të ishte zgjidhur moti, por për RTK-në është edhe një Komision tjetër funksional që është për RTK-në”, tha ai sonte në emisionin ‘N’kuvend”, të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), të moderatorit Zejdush Kastrati.
Osmani bëri me dije se ai ka dhënë me herët propozim që RTK-ja, të ketë të hyrat e veta vetanake dhe të iu garantohet mbështetje nga buxheti për RTK-në.
“Pra unë jam që RTK-ja të trajtohet mirë dhe kenë kushte të mira për punë. Mirëpo unë jam edhe RTK-ja të jetë e përgjegjshme që mjetet që i merr nga qeveria të i harxhojë me nikoqirllëk, të mos bëjë shpenzime të panevojshme”, tha Osmani.
Sipas tij RTK-ja, duhet të ketë mbështetje të vazhdueshme dhe të ketë kushte të mira për të funksionuar në bazë të ligjit.
Edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës Safet Hadërgjonaj, tha se në Komisionin për Buxhet dhe Financa janë munduar që të trajtojnë RTK-në, në mënyrë shumë të veçantë, pasi që edhe institucion e pavarur publik. “RTK-ja duhet të shikohet si medium publik që është në interes të shtetit të Kosovës. Nëse do të ishte varur nga Komisioni për Buxhet dhe Financa, do të zgjidhej ky problem shumë më herët”, tha ajo.
Sipas saj RTK-ja, duhet të ketë edhe të hyrat e veta. “RTK-ja në vitin 2018 do të ketë 11 milionë euro e 200 mijë euro”, theksoi deputetja Hadërgjonaj.