Cenzura në RTK do të reflektoj në raportin e ardhshëm të Progresit
Prishtinë, 16 prill - Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zbogar u ka dërguar letër Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës për shqetësimet e sindikatë lidhur me mënyrën se si menaxhohet transmetuesi publik.
Ai ka shkruar se BE ka marrë parasysh aludimet serioze në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtrëve të RTK-së, të drejtave të sindikalistëve si dhe të drejtën që të ushtrohet profesioni i gazetarit në mënyrë të pavarur.
Ai ka thënë së këtë çështje po e përcjellim me vëmendje të veçantë.
\"Anëtarët e ekipit tim kanë zhvilluar takim me një numër të redaktorëve të RTK-s më datën 6 mars, kur janë ndarë shqetësimet e ngjashme. Bashkimi Evropian i kushton rëndësi të veçantë lirisë së të shprehurit si dhe lirisë së mediave.\"
\"Ne konsiderojmë se transmetuesi publik ka rëndësi të veçantë sepse duhet të ketë rolin primar që ti shërbejë publikut dhe të jetë i pavarur, i paanshëm dhe i lirë nga influenca komerciale apo qeveritare\", ka theksuar Zbogar
Çështjet që janë të lidhura me transmetuesin publik sipas tij rregullisht kanë gjetur vend edhe në Raportin e Progresit, ku Bashkimi Evropian në mënyrë konstante ka ngritur shqetësimin lidhur me ndikimin politik në punën e transmetuesit publik.
\"Kemi kërkuar nga Parlamenti i Kosovës që të sigurojë parakushtet për një transmetues publik të pavarur dhe transparenca, që konform dispozitave ligjore, të gjejë një zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme për RTK-në, si dhe të sigurojë që emërimet e anëtarëve të bordit të bëhen në bazë të kompetencës dhe profesionalizmit të kandidatëve e jo sipas preferencave politike.\"
\"Në këtë rrafsh, ne përshëndesim hapin e parë të Kuvendit të Kosovës që të miratojë disa iniciativa që kanë të bëjnë me mbikëqyrjen e menaxhmentit dhe performancës së transmetuesit publik\", theksoi Zbogar.
Nga ana tjetër, Komisioni Evropian mbështet dialogun social si dhe organizimin sindikal të punëtorëve në mënyrë që të sigurohet se respektohen të drejtat e të punësuarve.
Kjo sipas tij është pjesë e rëndësishme e dialogut të rregullt të BE-se me qeverinë e Kosovës në kuadër të Procesit të Dialogut të Stabilizim-Asociimit, ndërsa në Raportin e Progresit, përfshihet në kapitullin e të drejtave të njeriut.
\"Më lejoni që tju siguroj se do të reflektojmë mbi këto shqetësime në të dyja aspektet në Raportin e ardhshëm të Progresit që do të publikohet më 8 tetor. Gjithashtu kemi për qëllim që ti ngremë këto çështje drejtpërsëdrejti me menaxhmentin e RTK-së si dhe me Bordin e RTK-së. Njëkohësisht ju inkurajojmë që aludimet serioze ti përcillni edhe tek autoritetet përkatëse ligjore të Kosovës\", ka thënë me tujte Samuel Zbogar.