24 Dhjetor 2024

BSPK përkrah grevën dhe protestën e punëtorëve të Postës

Prishtinë, 12 shtator - Një delegacion i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, në përbërje për Kryetarit, Avni Ajdini, nënkryetares znj. Leonora Lokaj dhe anëtarit të Kryesisë ekzekutive Ymer Ymeri, sot vizituan Sindikatën e Punëtorëve të Postës dhe punëtoret e këtij dikasteri, të cilët kanë hyrë në grevë dit më parë, për tu njohur me gjerësisht për situatën e krijuar dhe pakënaqësitë e punëtorëve.

Në këtë takim përfaqësuesit e BSPK-së u priten nga Kryetari i kësaj sindikatë Etrit Hoti me kryesinë dhe kryetaret e degëve.

Kryetari i kësaj sindikatë Hoti theksoj se veprimet sindikale nuk do të ndalen derisa t’i realizojnë kërkesat e tyre si realizmin e pagave për të gjithë punonjësit e Postës së Kosovës, garantimi me shkrim nga menxhmenti, Bordi dhe Qeveria e Kosovës që ekzekutimi i pagave në muajit e ardhshëm të bëhet brenda afatit ligjor.

Po ashtu sindikata kërkon qe qeveria të kryej urgjentisht obligimet ligjore ndaj postës-rimbursimin e humbjeve në Shërbimin Universal Postar dhe e njëjta t’i mundësoj postës të marr shërbimet që i ka secili operator postar në rajon dhe më gjerë (pensionet dhe skemat e ndryshme sociale, shpërndarja e faturave për shërbime publike si dhe themelimi i Post-Bankës.

Andaj, BSPK-ja shprehi edhe njëherë përkrahjen për veprimet e ndërmarra sindikale nga Sindikata e Punëtoreve të Postës, si dhe për protestën e paralajmëruar të mbahet nesër para Qeverisë.

Këto veprime sindikale kjo sindikatë i ndërmerr për t’i shfaqur pakënaqësitë e punëtorëve ndaj shkeljeve të së drejtës elementare të punës-të drejtës për pagë të dinjitetshme dhe të rregullt si dhe kërkesave tjera sindikale që lidhen me të drejtat e punëtorëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)