British Airways vazhdon grevën
Londër, 29 mars - Punonjësit e ekuipazheve të avionëve të kompanisë British Airways votuan në favor të vazhdimit të grevave, ndërsa vazhdon një debat i ashpër lidhur me pagat dhe kushtet e punës.
Sindikata që i përfaqëson punonjësit e kompanisë ajrore tha sot se 83 për qind e anëtarëve të ekuipazheve votuan pro këtij vendimi.
Nuk u bënë të njohura datat se kur do të ketë greva, por shumë udhëtarë druhen se ato mund të mbahen gjatë ditëve tepër të ngarkuara të Pashkëve.
Sindikata tha se do ti vazhdojë bisedimet me drejtuesit për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Debati filloi lidhur me masat për shkurtimin e shpenzimeve nga kompania ajrore, përfshi pezullimin e pagave dhe pakësimin e personelit në udhëtimet e gjata.