22 Dhjetor 2024

British Airways pezullon të gjitha fluturimet e saj në Gatwick

Londër, 31 mars - Kompania Ajrore Britanike British Airways ka pezulluar të gjitha fluturimet e saj në aeroportin Gatwick pas rënies së kërkesës për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Aviokompania theksoi se "kufizimet dhe mjedisi sfidues i tregut" kanë çuar në marrjen e këtij vendimi.

Industria e aviacionit ka qenë e goditur rëndë nga pandemia që ka bërë që pasagjerët nëpër botë të qëndrojnë në shtëpi.

Vetë aeroportet janë duke ngadalësur po ashtu. Vetëm 33 fluturime do të ngriheshin ose zbritnin të martën në Gatwick, bazuar në ofruesin e të dhënave të aviacionit FlightStats.

Aeroporti i qytetit të Londrës mbylli pistën e tij për trafikun e zakonshëm javën e kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)