British Airways dhe Lufthansa ndërprenë fluturimet drejt Kajros
Londër, 22 korrik - Dy gjigantët europianë të aviacionit "British Airways" dhe "Lufthansa" ndërprenë fluturimet drejt Kajros.
Prej fundjavës, "British Airways" ka anuluar fluturimet drejt kryeqytetit egjiptian për një javë.
Kompania sqaroi se ky vendim ka ardhur si pasojë e "rishikimit të rregullt të sigurisë në të gjitha aeroportet" si një veprim "paraprak për vlerësim të mëtejshëm".
Ndërkohë, Lufthansa shpalli gjithashtu ndalimin e fluturimeve drejt Kajros por operacioni normal mund të rifillojë sot.
Qeveria britanike ka publikuar më parë një paralajmërim për të gjitha udhëtimet ajrore drejt dhe nga Sharm el-Sheikh, ku një avion rus pasagjerësh u bombardua në vitin 2015. Por, këtë herë, ajo nuk dha lajmërim të ngjanshëm për udhëtimet ajrore në të dyja drejtimet.