British Airways dhe Iberia finalizuan kontratën e shkrirjes
Londër, 22 janar - Shoqëritë ajrore British Airways dhe Iberia finalizuan sot kontratën e shkrirjes në një të të dy kompanive, por mosmarrëveshjet me sindikatat mund të bëhen pengesë.
Të dy shoqëritë do të fluturojnë me emrat e tanishëm por ky bashkim i korporatave krijon shoqërinë e tretë më të madhe në Evropë pas Luftansës dhe Air Francë-KLM.
Ky bashkim pritet tu japë pasagjerëve të British Airways më shumë qasje ndaj linjave të Iberias për udhëtimet në Amerikën e Jugut ndërsa klientëve të Iberias më shumë lidhje në destinacionet e Amerikës së Veriut që kryhen nga British Airways.