BQK ul tarifat e sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë

Prishtinë, 18 qershor - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK)ka bërë të ditur se sot mori vendimin për uljen e tarifave të sigurimitkufitar të autopërgjegjësisë.
Ulja e tarifave të sigurimitkufitar të autopërgjegjësisë sipas BQK-së do të aplikohet për të gjithakategoritë e mjeteve motorike.
Tarifat për kategorinë e auto veturave, që kryesisht kanë ndikim te bashkatdhetarët tanë që jetojnë në diasporë, do të jenë:
· Zbritje prej 50% për policat e sigurimit kufitar me kohëzgjatje prej 15 ditëve, e cila tani do të kushtojë 15 euro.
· Zbritje prej 51% për policat e sigurimit kufitar me kohëzgjatje prej 1 muaj, e cila tani do të kushtojë 20 euro.
· Zbritje prej 49% për policat e sigurimit kufitar me kohëzgjatje prej 2 muaj, e cila tani do të kushtojë 35 euro.
Pra,mesatarja e zbritjes së tarifave të sigurimit kufitar tëautopërgjegjësisë për kategorinë e auto veturave me afat qëndrimi nëRepublikën e Kosovës me kohëzgjatje nga 15 ditë deri në 2 muaj është 50%.
Aplikimi i këtyre tarifave hyn në fuqi me datë 1 korrik 2015.