23 Dhjetor 2024

BQK të revokoj vendimin për rritjen galopante të tarifave të sigurimit

Prishtinë, 25 nëntor - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka analizuar vendimin e BQK-së për rritjen e tarifave të sigurimit për automjete, të cilin, sipas BQK-së, e ka ndërmarrur në procesin e rishikimit të primit të rrezikut për sigurimin e detyrueshëm nga auto-përgjegjësia.

GLPS vlerëson që vendimi i BQK-së përbën një ndërmarrje të nxituar, të pabazuar në konsultim të gjerë përfshirë edhe komunitetin e konsumatorëve, dhe në kohë të një tranzicioni institucional në të cilin BQK-ja mbetet e pakontrolluar nga Kuvendi sipas përcaktimit të normës kushtetuese.

Megjithëse Ligji për sigurimin e detyrueshëm nga auto-përgjegjësia (neni 8), dhe norma kushtetuese, i njohin në eksplicit BQK-së autorizimin për të përcaktuar kufirin maksimal të primit dhe cmimin sigurues të tij, një gjë e tillë duhet siguruar që është në përputhje me ruajtjen e stabilitetin makro-fiskal dhe social të tregut.

Në rastin aktual, BQK-ja ka rritur tarifat e sigurimit të auto-përgjegjësisë në një përmasë galopante, duke u arsyetuar që ajo pasqyron normën e inflacionit 18-vjecar të tregut në Kosovë. Ne vleresojmë që një arsyetim i tillë për një rritje të tillë galopante nuk mund të jetë i qëndrueshëm, dhe atë për disa arsye:

a)    Rritja galopante e tarifave siguruese të auto-përgjegjësisë është ndërmarr në një kohë kur Kuvendi, si organ që sipas kushtetutës mbikëqyr BQK-në (neni 140, pika 1 e Kushtetutës, dhe neni 29 i ligjit për BQK-në), është i pakonstituuar dhe rrjedhimisht jo-fuksional. BQK nuk do të mund ta merrte një vendim me një impakt të tillë social dhe destabilizues në tregun e sigurimeve pa u pas konsultuar në mënyrë të shtjerruese me komisionin gjegjës parlamentar, dhe Kuvendin e Kosovës në përgjithësi.

Kuvendi dhe komisionet e tij parlamentare mbrojne interesin publik në mënyrën më të besueshme, prandaj edhe kushtetuta dhe ligji parashikojnë mbikëqyrjen e BQK-së nga Kuvendi dhe komisionet e tij. Marrja e një vendimi të tillë në këtë terr institucional është abuzuese dhe e papranueshme;

b)    Rritja e tarifave të sigurimit të auto-përgjegjësisë duke reflektuar kinse inflacionin 18 vjecar (dhe rritjen e përgjegjësisë siguruese sipas ligjit të vitit 2011) është e papranueshme të bëhet përmes një vendimi të vetëm. Kur ligji saktëson që BQK-ja bart kompetencën për të përcaktuar strukturën e primit dhe cmimin e tarifave siguruese sipas ligjeve në fuqi, ajo i referohet jo vetëm interesit të siguruesit por edhe të komunitetit konsumator, përkatësisht polic-mbajtësve.

Rrjedhimisht, BQK-ja nuk mund të ndërmerrte pas 18 viteve një rishikim të primit bazuar thjeshtë dhe vetëm në thirrje që janë reflektim i interesave të kompanive siguruese, duke anashkaluar kështu një analizë mbi impaktin social e konsumues të kësaj mase të nxituar ndaj polic-mbajtësve. Për më tepër, BQK, si një rregullator i pavarur i tregut financiar, nuk mund të imponoj masa që kanë efekt galopant në anën konsumuese të tregut, por me përgjegjësi të adresoj masa që gradualisht – nëse nevojat janë të arsyetura – e reflektojnë ngritjen. Cdo sjelje

tjetër ndaj kësaj e vë në dyshim pavarësine e saj politik-bërëse, dhe ruajten e diligjencës që ajo duhet të tregoj ndaj palëve private në treg.

c)    Rritja e tarifave të sigurimit të auto-përgjegjësisë për polic-mbajtësit e grupit tarifor 1 nuk mund të jetë hapi i parë në zingjirin e hapave për të ashtuquajturin stabilizim të tregut të sigurimeve, për shkakun që BQK njëherë duhet të ushtroj një vlerësim rrënjesor të potencialit të shpërlarjes së parave të sektorit të sigurimit, rregullsisë së tyre në raport me zhdëmtimin e palëve, likuiditetit të tyre financiar dhe diligjencës së tyre në tregun financiar, dhe vetëm pasi të jenë stabilizuar tërë parametrat më thelbësor të tregut, të ndërmerret rishikimi i tarifave (që rëndojnë konsumatorët e Republikës së Kosovës).

Prandaj, GLPS kërkon nga BQK që të revokoj vendimin e saj për rritjen e tarifave të sigurimit të auto-përgjegjësisë deri të konstituimin e Kuvendit të Kosovës, dhe vetëm pasi të konsultoj në një dëgjim publik komisionin gjegjës parlamentar, ministrinë e financave, komunitetin e konsumatorëve, dhe të bëj publik rezultatet e rishikimit mbi parametra jo vetëm financiar por edhe të impaktit social, të vendos për këtë cështje.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)