Bosnjë-Hercegovina merr kontrollin mbi hapësirën e saj ajrore
Sarajevë, 23 nëntor - Bosnjë-Hercegovina mori kontrollin mbi pjesën më të madhe të hapësirës së saj ajrore që nga viti i pavarësisë (1992). Kjo u bë me ndihmën financiare të Bankës Evropiane për Rimëkëmbje dhe Zhvillim.
Sivjet Bosnjë-Hercegovina pret të ardhura në vlerë 22 mln dollarë nga fluturimet tregtare. Përpara pjesa dërmuese e këtyre të ardhurave shkonte në Serbi dhe Kroaci.