25 Prill 2024

Bordi shkarkon Ernest Luma nga pozita e Drejtorit të Radio Kosovës

Prishtinë, 8 shkurt - Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) në mbledhjen e datës 7 shkurt aprovoi propozimin e Shkumbin Ahmetxhekaj, Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm në RTK, për shkarkimin e Ernest Luma nga pozita e Drejtorit të Radio Kosovës.

“Çdo i punësuar në RTK duhet ta ketë të qartë natyrën e funksionimit të transmetuesit publik, duke u kujdesur që të mos mbajë qëndrime politike, pasi kjo mund të dëmtojë imazhin e RTK-së si transmetues i pavarur publik.”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e U.D Drejtorit të Përgjithshëm për shkarkim që e ka aprovuar Bordi i RTK-së

Propozim vendimi për shkarkimin e z. Luma nga pozita e drejtorit të Radio Kosovës bazohet në nenin 33 paragrafi 1.2, nenin 31 paragrafi 2 nënparagrafi 2.2 dhe nëparagrafi 2.3, si dhe nenin18, paragrafi 8 të Ligjit 04/L-046 për Radiotelevizionin e Kosovës (G.Z. nr. 7, 27 prill 2012), nenin 8 paragrafi 2, nenin 19 paragrafi 9, nenin 20 paragrafi 12 dhe 14, nenin 22 paragrafi 1 dhe 2 të Statutit të Radiotelevizionit të Kosovës (nr. 0001/22 të datës 16.01.2022), nenin 7 paragrafi 1.1, 1.4 të Rregullores për Përgjegjësitë Materiale dhe Disiplinore të RTK-së (nr.0736/18 të datës 05.06.2018).   

Në këtë takim Bordi i RTK-së, gjithashtu miratoi propozimin e u.d. Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së për shpalljen e konkurseve për rekrutimin e stafit esencial në RTK 1 dhe RTK 2. Në RTK 2 – kanali në gjuhën serbe, janë miratuar 30 pozita për staf esencial për funksionimit e këtij kanali., ndërsa në RTK 1 janë miratuar nëntë (9) pozita, gjashtë (6) prej tyre për staf esencial për komunitetet ashkali, egjiptian dhe goran. Ky vendim vije në vazhdën e vendimeve dhe kërkesave të Bordit të RTK-së për vënien e ligjshmërisë në RTK, veçanërisht sa i përket rekrutimit të stafit.

Gjithashtu bordi mori vendim që në përputhje me një analizë financiare dhe në përputhje me Ligjin e Prokurimit Publik, të fillojë përgatitjet e dokumentacionit të nevojshëm për tenderimin me procedura të rregullta të prokurimit publik për shërbimin e  mbrojtjes dhe sigurimit fizik të pronave dhe hapësirave të RTK-së. Deri tash, ky shërbim është ofruar nga punonjës të angazhuar me kontrata për shërbime, të cilat nuk kanë ofruar asnjë beneficion sipas Ligjit të Punës për të angazhuarit në fjalë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)