Bordi shkarkon Agron Thaçin nga pozita i Kryeshefit Ekzekutiv te Infrakosit
Prishtinë, 8 prill - Bordi i Drejtorëve i Infrakos ka njoftuar se pas një mbledhje të jashtëzakonshme ka suspenduar përkohësisht Agron Thaçin nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të NP-së Infrastruktura e Hekurudhave e Kosovës INFRAKOS SH.A.
Në këtë takim të BoD me të vetmen rend të ditës ka diskutuar ngritjen e aktakuzës nga prokuroria themelore në Prizren qe i është bërë të njëjtit.
Bordi ka vlerësuar se ne asnjë moment nuk vihet ne dyshim fajësia për pune menaxheriale e KE-se, por masa e ndërmarrë ka për qellim ruajtjen e standardeve të larta të Qeverisjes korporatave të NP-së Infrakos Sh.A.