21 Prill 2025

Bordi i RTK-së merr shumëfish paga më të larta se mediumet publike te Evropës

Prishtinë, 20 dhjetor - Sindikata e Pavarur e RTK-së reagon ndaj pagave enorme të Bordit të RTK-së krahasuar me Transmetuesit Publik të rajonit dhe me gjerë.

Sipas raportit të “South East Europian Media Ovbservatory” të publikuar më 16 dhjetor 2016, Bordi i drejtorëve të RTK-së është shumëfish më i paguar se bordet e transmetuesve publikë të Hungarisë, Sllovenisë, Kroacisë, Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi etj.

Bordi i RTK-së merr mbi 20 herë më shumë pagë se bordi i Transmetuesit Publik në Slloveni.

Një anëtar në Bordin e Transmetuesit Publik në Slloveni paguhet vetëm 55 euro për takim që mesatarisht mbahet një herë në muaj ndërsa një anëtar i bordit të RTK-së paguhet 1.156 euro.

Paga mujore e anëtarëve të Bordit të Transmetuesit Publik në Kroaci është 270 euro.   

​Sipas këtij raporti, Bordi i RTK-së për vitin 2014 ka shpenzuar 152 mijë euro për paga dhe meditje, madje duke tejkaluar shpenzimet e planifikuara për 110 mijë euro dhe shkelur Ligjin për menaxhimin e financave publike.

Bordi i RTK -së është i vetmi institucion publik në vendin tonë që për pagën e tij vendos vet dhe jo ndonjë autoritet tjeter.

SPRTK i bën thirrje Kuvendit të Kosovës që në kuadër te ligjit të ri për RTK të përcaktohet mënyra e financimit të organeve drejtuese të RTK-së dhe të ndërpritet keqpërdorimii parasë publike në këtë institucion.

Ky formë e financimit kishte filluar në kohën e udhëheqjes së Bordit nga Rrahman Paçarizi, praktikë kjo që po vazhdon të ndiqet edhe nga kryetari aktual, Ismet Bexheti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)