23 Dhjetor 2024

Bordi i PTK-së anulon vendimin e vet për bonuset

Prishtinë, 5 janar - Punëtoret e Postë-Telekomit të Kosovës (PTK) duhet t’i kthejnë në llogari të korporatës rreth një milion euro, të cilat ata i kanë marrë gjatë dhjetorit të vitit që lamë pas në formë të bonuseve.

Bordi i PTK-së, që kryesohet nga Rexhë Gjonbalaj, në fund të vitit që lamë pas, ka marrë vendim që të ndajë bonuse për punëtoret e kompanisë më fitimprurëse në vend.

Por, pak ditë pasi që paratë shkuan në llogari private të punëtorëve, bordi u detyruar që ta anulojë vendimin të cilin e ka marrë vetë, ngase një gjë e tillë iu kërkua që ta bëje nga Komisioni i Ministrave për Ndërmarrjet Publike.

Në vendimin e bordit të PTK-së, e të cilin e ka siguruar gazeta “Zëri”, thuhet se bordi ka marrë një vendim të tillë pas kërkesës së aksionarit, e në këtë raste të Komisioni i Ministrave për Ndërmarrjet Publike.

“I nderuar, sipas kërkesës e gjeni ekstraktin nga mbledhja e jashtëzakonshme të Bordit të Drejtorëve të PTK-së, numër 68, të datës 21.12.2012 dhe vazhdimi më datën 24.12.2012. Bordi në mbledhjen e jashtëzakonshme me rastin e diskutimit rreth vendimit nga Komisioni i Ministrave për NP pika 1 anulon vendimin e Bordit të Drejtoreve të PTK-së për lejimin e pagesës së avansit të bonuseve ”, thuhet në letrën e Bordit të PTK-së, drejtuar Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Më tej në këtë dokument të bordit thuhet se kryeshefi ekzekutiv i kompanisë do të autorizohet për kthimin e bonuseve, në këtë rast ai duhet të kërkojë nga punëtoret që të kthejnë paratë e marra, apo t’ua ndajë ato në pagën e muajit në vijim.

“Autorizohet kryeshefi ekzekutiv që të implementojë vendimin e Komisionit të Ministrave për Ndërmarrjet Publike, me nr. 3045 të datës 20.12.2012”, thuhet në fund të vendimit të Bordit të PTK-së, që i është drejtuar Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik që drejtohet nga Besim Beqaj.

Ndërkaq, zyrtarë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik që nga fillimi kane qenë kategorikë që dhënia e bonuseve ka qenë e jashtëligjshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)