Bordi i Postes përkrahë kërkesat e punonjësve dhe te menaxhmentit
Prishtinë, 28 shkurt - Bordi i drejtoreve të Postes së Kosoves Sh. A, në mbledhjen e radhës ka analizuar me kujdes situatën e krijuara pas vendimit jo të drejtë të Komisionit të Autoritetit Kosovarë të Konkurrencës.
Bordi i drejtoreve të Postes së Kosoves Sh. A, përkrahë kërkesat e drejta dhe legjitime të punonjësve dhe të menaxhmentit.
\"Ne, do të ju drejtohemi Kuvendit të Kosoves dhe institucioneve përgjegjëse dhe do të kërkojmë anulimin e vendimit ose dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (KAKK), Valon Prestreshi i cili ka nxjerrë një vendim të padrejtë dhe të paligjshëm që dëmton financiarisht mbi 1000 punëtorë, mbi 1000 familje për interesa të 3-4 kompanive private\", thekson bordi.
Ky vendim largon Posten e Kosovës nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Komuna e Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës që të mbyllin 43 zyra postare të Postës së Kosovës. Posta ofron shërbimin e pagesave në këto institucione dhe Aksionar e ka Qeverinë e Republikës se Kosoves.
\"Ne, kur shqyrtojmë raportin financiar te vitit 2016, ku për herë të parë Posta e Kosoves ka dalë me rezultat pozitiv qe nga procesi i ndarjes, ndërsa Komisioni I Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për interesa te ngushta sjell vendime te pa drejta dhe jo legjitimeve vetëm e vetëm qe te dëmtohet Posta e Kosoves si ndërmarrje publike\", thuhet me tej në komunikaten e bordit.
Posta e Kosoves nuk është përkrahura as në subvencionim të shërbimit universal postar për kundër kostos dhe humbjes qe krijon nga kryerja e këtij shërbimi.
\"Ne, do të kërkojmë qe të përkrahet ndërmarrja publike qe të zhvillohet si e barabartë dhe konform kërkesave dhe kushteve të tregut.\"